Site icon Telegrafi

Ford Sierra Cosworth i viteve të 80ta shitet për shifër rekorde prej 596,250 funteve

Një veturë koleksioni e viteve 1980 Fast Ford ka thyer të gjitha rekordet këtë fundjavë duke u shitur në ankand për një çmim prej 672,989 euro (596,250 funte).

Ford Sierra Cosworth RS500 i vitit 1987 tejkaloi çmimin e tij të para-shitjes prej 169,305 deri në 203,166 euro (150,000 deri në 180,000 funte) të shtunën dhe u shit për një ofertë fituese katër herë e gjysmë më të lartë se shuma e mëparshme e rekordit botëror të paguar për një nga këto klasike moderne “limited edition”.

I përshkruar si “ndoshta ekzemplari më i mirë” i llojit të rrallë RS500, çmimi befasues i paguar për Sierra në shitjen e Silverstone Auctions Race Retro është 30 herë më i shtrenjtë se sa kushtonte fillimisht kur ishte në ekspozita 36 vjet më parë me çmim prej 22,517 eurove (19,950 funteve), raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Ndërsa konsiderohet tashmë si një nga klasikët modernë më vlerësuar, çmimi i shitjes së fundjavës ka ngritur tashmë vlerat për këto makina të rralla familjare të viteve të 80ta, në shifra stratosferike.

Nuk dihet se sa prej 500 njësive Cosworth RS500-ve origjinale kanë mbetur sot, kjo duke konsideruar se shumë të tilla janë përplasur nga garuesit e rinj që blenë veturat me performancë të lartë në vitet e 80ta.

Shumë prej tyre gjithashtu u modifikuan shumë ose u shndërruan në makina garash, gjë që do të ketë ndikuar në vlerën e tyre në industrinë në lulëzim të makinave klasike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version