Çmimi i Ford Raptor fillon prej 48 mijë dollarë, por në një organizim në Teksas të Shteteve të Bashkuara, një veturë e tillë është shitur për 207 mijë dollarë.
Këtë F – 150 që e ka edhe pjesën për bartjen e mallrave, e ka blerë një telefonues anonim, që nuk ka dashur të tregoj se ku jeton, transmeton Telegrafi.
Kjo ka ndodhur gjatë një mbrëmje bamirësie, ku makina është afruar për vlerën fillestare, mirëpo ka pasur oferta të shumta.
Me ofrimin e shumës që është sa katër herë fillestarja, ky është bërë Fordi që është shitur më së shtrenjti gjatë këtij viti.
Të ardhurat nga shitja e tij, do të shkojnë për hulumtime të sëmundjes së diabetit. /Telegrafi/