Muajin që vjen, do ta shohim këtë makinë me 700 kuaj fuqi, pa shtresat e kamuflazhit
Për nderë të Ditës D, kompania Ford ka shfaqur disa pjeë të Mustang GT që prezantohet së shpejti në një ankand bamirësie si pjesë e EAA AirVenture, transmeton Telegrafi.
I vetmi model i këtij lloji, është frymëzuar nga aeroplani luftarak P-51, të cilin e ka shfrytëzuar koloneli Bud Anderson, i cili bombardoi për gjashtë orë pandërprerë gjatë Ditës D, në Luftën e Dytë Botërore.
“Gjatë këtij vitit, e shënojmë 75 vjetorin e Ditës D dhe është mënyra më e mirë ta nderojmë një kolonel si Anderson. Jemi të përkushtuar për ta nderuar atë dhe shumë të tjerë që vepruan njejtë” thuhet në raportin e Ford.
Deri më tani, është shfaqur nga afër një pjesë e Mustang GT ku shkruan Old Crow, emri me të cilin quheshin aeroplanët ushtarakë.
Të gjitha specifikat dhe dukjen e përgjithshme, do t’i mësojmë më 25 korrik, kur Ford Mustang GT që do t’i ketë 700 kuaj fuqi, prezantohet në tërësi. /Telegrafi/