Euro NCAP e kishte vlerësuar sigurinë e modelit Mustang, me vetëm dy prej pesë yjeve, që ndahen për sigurinë që ofron vetura.
Kjo është konsideruar si skandaloze për një kompani prestigjioz siç është Ford, andaj inxhinierët nisën menjëherë punën për të përmirësuar imazhin.
Në Mustang që lansohet gjatë vitit që vjen, janë vënë më shumë air beg, duke bërë që të vlerësohet me tre yje.
“Kjo nuk është një rritje për tu lavdëruar, por duke pasur parasysh që u përmirësua për kohë shumë të shkurtër dhe kemi gjetur defektet, mund të gëzohemi për këtë arritje”, thuhet në raportin e kompanisë.
Mësohet se brenda një kohe të shkurtër, do të bëhen të gjitha përmirësimet, në mënyrë që të arrihet vlerësimi me nota maksimale sa i përket sigurisë. /Telegrafi/