Pas kësaj kolone, kurrë nuk do dëshironit të mbetni
Së fundmi, Ford e ka prezantuar freskimin që ia ka bërë modelit Ranger për tregun evropian, që me motor të ri prej 2.0 litrave prodhon 210 kuaj fuqi, të kombinuar me dhjetë shpejtësi automatike, transmeton Telegrafi.
Modeli që është dërguar në Shtetet e Bashkuara, e ka motorin 2.3 litra EcoBoost që prodhon 270 kuaj fuqi.
Derisa është duke u bërë gati ta lansojë këtë makinë në Evropë, Ford ka treguar kapacitetin e Ranger duke tërhequr 15 karvanë.
“Mund të tërheqë çfarëdo që ju doni, deri në 3.5 tonelata” ka njoftuar Ford, duke shfaqur pamjet e lëvizjes së këtyre makinave. /Telegrafi/