Telegrafi

Ford Ranger Raptor vjen me ndërrues prej 10 shpejtësive (Foto/Video)

Gjiganti amerikan Ford prezantoi versionin Ranger Raptor për Evropën që vjen me një motor të fuqishëm dizel.

Ai ka cilindër 2.0-litërsh me 210 kuaj fuqi, me dy turbombushës dhe ndërrues automatik prej 10-shpejtësive.

Raptor Ranger ka gjashtë mënyra të vozitjes në sajë të Sistemit të Menaxhimit të Terrenit, dhe shoferi mund të zgjedhë normal, sport, bari/zhavorri/dëborë, baltë/rërë, gur, duke përdorur një çelës në timon.

Ford paraqiti kamionçinën e tij në Gamescom në Këln, pasi do të “marrë pjesë” në një lojë të re video që del në tetor dhe shitja e Ranger Raptors në Evropë do të fillojë vitin e ardhshëm.

Ndryshe nga versioni evropian, Ranger Raptor amerikan do të ketë një benzinë 2.3-litra EcoBoost. /kp/Telegrafi/