Shkathtësia që ka kjo makinë, ia mundëson të lëvizë me shumë lehtësi
Me të dalë në shitje Ford Ranger Raptor, është pëlqyer shumë dhe ka pasur interesim të madh për ta blerë, transmeton Telegrafi.
Klientëve nuk iu ka mjaftuar vetëm si një makinë me hapësirën për të bartur mallra, por e kanë dërguar për ta sfiduan jashtë rrugëve normale.
Terreni i vështirë në Maroko, ka bërë që ky Ford me 210 kuaj fuqi dhe dhjetë shpejtësi automatike, të lëvizë me lehtësi nëpër gropa dhe gurë.
Rrotat e mëdha dhe platforma e ngritur, i mundësuan Ford Ranger Raptor të kalojë pa problem edhe nëpër ujë dhe hapësira tjera. /Telegrafi/