Sepse kontrollet policore, nevojiten edhe në zonat ku përfundojnë rrugët e shtruara me asfalt
Mes Fusion, Taurus, Explorer, Transit dhe F-150, është edhe një model nga Ford që mund t’i përshtatet sa më shumë nevojave policore, për ndjekje në terrene të vështira dhe të largëta, transmeton Telegrafi.
Përditësimet e kërkuara nga policia britanike, që të bëhen në Range Raptor e kanë bërë të mundur, që kjo makinë të lëvizë me lehtësi edhe në terren të papërshtatshëm.
Ngritja e sistemit të pezullimit, rrotat më të mëdha, si dhe dritat më të fuqishme LED në pjesën e përparme dhe në kulm, e mundësojnë lehtësimin e ndjekjes së keqbërësve të mundshëm.
Ky modifikim është thënë se do t’i mundësojë mbrojtjen e disa prej zonave më të thella britanike, por mund të përdoret edhe në shtetet tjera.
Vetëm se, Ford nuk pritet ta dërgojë Range Raptor edhe në ndonjë shtet tjetër, por ta prodhojë vetëm për kërkesat e nevojave të policisë britanike. /Telegrafi/