Gary Ackerman nga Nevada e Shteteve të Bashkuara, ka paguar 300 mijë euro që të blinte në Ford F-150 Raptor, që është punuar në bazë të fluturakes së shpejtë F22.
Të ardhurat nga shitja, do të shkojnë për programet e mësimit të pilotëve të rinj, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë e veçantë 3.5-litra V6 që prodhon 545 kuajfuqi, ishte prezantuar para disa muajsh dhe që atëherë ka zgjuar interesim të madh.
Me pjesën e jashtme të punuar nga fibrat e karbonit dhe përfundime nga titani, ky model ka grill krejt të ndryshëm nga modelet e njëjta.
Rrotat janë shumë më të mëdha dhe në të gjitha pjesët janë vënë grafitë, sikur të fluturakes së shpejtë. /Telegrafi/