Telegrafi

Ford prezanton modelin GT, të punuar nga shumë fibra karboni (Foto)

Prodhuesi amerikan Ford, e ka prezantuar modelin e lehtë GT që është i përbërë nga shumë fibra karboni.

Madje edhe metalet e rrotave dhe pjesët e motorit janë krijuar nga ky material, që vetura të ketë sa më pak peshë, për të lëvizur sa më shpejtë, transmeton Telegrafi.

Pjesa e jashtme që ka shumë linja të cilat e rrisin aerodinamikën, bëjnë që kjo super-veturë të prenë ajrin me lehtësi.

Me 3.5-litra V8 kjo makinë ia del të lëvizë me 647 kuajfuqi, ndërsa ka qëndrueshmëri shumë të lartë.

Në fotografitë mëposhtme, mund të shihni Ford GT se si duket nga pjesa e jashtme si dhe disa pjesë të enterierit. /Telegrafi/