Site icon Telegrafi

Ford prezanton makinën për të gjitha terrenet, krejtësisht të fshehur nën pëlhurë (Foto)

Sipas të gjitha gjasave, ku mund të jetë një Escape i ri

Gjatë një aktiviteti në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, Ford ka prezantuar konceptin e makinës së re, që mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi. Me këtë rast, vetëm është dashur të tregohet për një veturë të re, pa asnjë të dhënë për emrin, format apo fuqitë.

Njohësve të automobilizmit, iu ka mjaftuar vetëm formati, që të pretendojnë se mund të jetë një Escape ri. Por, disa thonë se është paksa më i vogël, gjë që e bën të mos jetë Branco.

Pëlhura që e mbulon, nuk e fshehë madhësinë që zakonisht e kanë makinat SUV. Mundësitë që të jetë një makinë e tillë, janë shumë të mëdha, pasi Ford gjithnjë është duke u përpjekur që të rrisë njësitë e makinave familjare dhe sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version