Derisa një kapitull mbyllet, një tjetër është gati të hapet.
Ford po përfundon prodhimin e modelit të tij më të shitur, Fiesta javën e ardhshme, derisa përgatitet për një të ardhme tërësisht elektrike.
Makina kompakte u tërhoq nga prodhuesi për të liruar hapësirën shumë të nevojshme në fabrikën e saj në Koln, Gjermani, për të ndërtuar SUV-in e ri elektrik Explorer të Fordit.
Ford bëri të ditur vitin e kaluar se do të hiqte makinën ikonë kompakte nga linja e saj më shpejt se sa pritej, pasi përshpejtoi kalimin e saj në epokën elektrike.
Sipas Autocar, modeli i fundit Fiesta do të dalë nga linja e montimit më 7 korrik 2023.
Pas 47 vjetësh dhe tetë brezash, epoka e Fiesta-s po përfundon në favor të një të ardhmeje elektrike. /Telegrafi/