Telegrafi

Ford përjashton 1.200 punëtorë

"Ford" numëron 22.600 punëtorë të përhershëm në repartet e Amerikës së Veriut, prej të cilëve rreth 2.600 tashmë kanë marrë vendim për përjashtim në pajtim me vendimin e nëntorit të vitit të kaluar.

Kompania pret që në tremujorin e katërt të shënojë humbje, për pyetja kryesore për investitorët dhe kreditorët është nëse do të jetë e detyruar të kërkojë ndihmë nga Qeveria amerikane, siç vepruan "General Motors" dhe "Chrysler".

"Ford", paraprakisht, pohonte se nuk i nevojiten kredi shtetërore për të vazhduar punën normale.