Ford Capri i ri është në rrugën e tij drejt ekspozitave, me prototipe të para-prodhimit tani në rrugë që zbulojnë se si mund të duket EV i ri kur të mbërrijë vitin e ardhshëm.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ford po përgatitet për lansimin e SUV-it të tij të dytë plotësisht elektrik në vitin 2024, i ndërtuar në platformën e Volkswagen.
E përfolur për të ringjallur emrin ikonik Capri, kjo makinë e re elektrike u kap së fundmi nga “fotografët spiunë”.
Dhe pavarësisht se ishte nën kamuflazh, dalloheshin disa detaje të tij.
I shpallur në mars 2022 si “Sport Crossover”, EV i ri nga Ford ende nuk është emëruar zyrtarisht.
Ndërsa Ford nuk e ka konfirmuar përdorimin e emrit “Capri”, ka raporte që sugjerojnë se mund të ndjekë gjurmët e Puma, duke kaluar nga një makinë sportive në një SUV në linjën në zhvillim të Ford. /Telegrafi/