Telegrafi

Ford patenton sistemin e sigurisë për Broncon e ri, të cili mund t’i largohet dyert dhe kulmi

Siguria e të pranishmëve në veturë, është gjëja kryesore që Ford dëshiron ta përmbushë

Derisa po pritet që të arrijë Ford Bronco i ri, aplikimi për patentë tregon për nivelin e lartë të sigurisë që do ta ketë, transmeton Telegrafi.

Sikur patenta të jetë e vërtetë dhe në bazë të saj do të punohet Bronco, atëherë do të ketë dyer dhe kulm që i largohen, njëjtë sikur te Jeep Wrangler.

Por, çfarë do të ndodhte nëse pësohet aksident dhe mungesa e paneleve në këto pjesë, do të shkaktonte skenarin më të keq të mundshëm.

Në aplikimin për patentë që e ka shpërndarë United States Patent and Trademark Office, shihet se Ford Broncos mund t’i largohen dyert dhe kulmi, por do të ketë nivel të shtuar të sigurisë.

Kur këto pjesë mungojë dhe shkaktohet ndonjë përpaje, nga disa anë të caktuara, do të zgjaten disa shifra që thuren mes vete, për ta pamundësuar rrëzimin e të pranishmëve në veturë.

Që siguria të jetë edhe më e lartë, nga pjesa e poshtme dhe anësore, do të hapen edhe airbagët, që të pranishmit në Ford Bronco të shpëtojnë ën mënyrë sa më të mirë. /Telegrafi/