Telegrafi

Ford nxjerr në ankand pallton e Han Solos për bamirësi

Harrison Ford e ka nënshkruar dhe e ka dhuruar pallton e Han Solos që e ka veshur në vazhdimin e shtatë të “Star Wars”, “The Force Awakens”, në mënyrë që të ndihmojë për grumbullimin e fondeve për hulumtimet e epilepsisë.

Vajza 26-vjeçare e aktorit të famshëm vuan pikërisht nga kjo sëmundje, prandaj ka dashur të ndihmojë mjekësinë për të zbuluar sa më shumë rreth saj.

“Shpresoj që kjo pallto të sigurojë mjete shtesë për hulumtim. Për dallim nga ciniku Han Solo, unë kam ndjenjë të mirë kur janë në pyetje gjëra të këtilla”, ka deklaruar Ford.

Palltoja është vënë në ankand në internet me çmim fillestar prej 33.000 dollarësh, ndërsa ankandi zgjat deri më 11 prill. /Telegrafi/