Telegrafi

Ford njofton për një investim prej 11.4 miliardë dollarë në fabrikat e automjeteve elektrike në SHBA

Ford ka njoftuar një investim të madh në prodhimin e automjeteve elektrike në SHBA, duke premtuar se do të ndërtojë fabrikën e tij më të madhe ndonjëherë në Tennessee, dhe dy parqe baterish në Kentucky.

Sipas planit prej 11.4 miliardë dollarësh, prodhuesi i makinave tha se do të ndërtojë makina dhe kamionçina me emetim zero për klientët amerikanë, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu do të krijojë 11,000 vende pune.

Ashtu si rivalët GM dhe Stellantis, Ford shpreson se rreth gjysma e makinave që pritet të shesë deri në vitin 2030 do të jenë me zero emetim.

“Ky është momenti ynë – investimi ynë më i madh ndonjëherë – për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Amerikën”, tha Jim Farley, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Ford në një deklaratë.

Ford tha se fabrika e tij në Tennessee-e quajtur Blue Oval City-do të mbulojë një sipërfaqe prej 6 kilometrash katrorë dhe do të ndërtojë kamionë dhe bateri elektrike të gjeneratës së ardhshme nga viti 2025.

Ndërkohë parqet e tij të baterive në Kentucky do të fuqizojnë një linjë të re të Ford dhe Lincoln EV. /Telegrafi/