Telegrafi

Ford Mustangu i ri do të prezantohet më herët sesa që ishte paralajmëruar

Lajmet më të fundit flasin që Ford Mustangu i ri S650, do të mund të prezantohej në panairin ndërkombëtar të veturave 2022 në Detroid.

Këtë vit panairi do të mbahet nga 17 deri më 25 shtator. Panairi i fundit ishte mbajtur para pandemisë së coronavirusit në vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Mustangu filloi ta shkruaj historinë e bujshme më 17 prill të vitit 1964, kur prezantoi veturën e parë.

Për këtë është thënë se gjenerata e shtatë e Fordit, do ta ketë premierën me rastin e 59-vjetorit – pra më 2023.

Megjithatë Automotive News raporton ndryshe. Ata zbuluan planet e Fordit, se Mustangu më i ri do të prezantohet në shtator në panairin e Detroidit.

Versioni më i ri i Mustangut do të duhej ta ketë motorin e versionit paraprak. Kjo do të thotë se motorët me katër dhe gjashtë cilindra janë mundësi reale – e ata që janë të apasionuar pas kësaj veture – Ford do të mbajë motorin V8.

Madje raportohet edhe për versionin hidrid të Mustangut, e nga Ford thonë se gjenerata e re do të ketë si opsion edhe ndërruesin manual. /Telegrafi/