Site icon Telegrafi

Ford Mustang vjen si makinë tërësisht elektrike, duke ruajtur dizajnin origjinal (Foto)

Veturën që prodhon 536 kuaj fuqi, do ta shohim gjatë muajit të ardhshëm

Kohë më parë, Ford ka bërë të ditur se makinën tërësisht elektrike, do ta sjellë me formë të inspiruar nga modeli Mustang, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kompani britanike Charge Cars ka qenë më e shpejtë dhe ka krijuar këtë makinë duke ruajtur dizajnin origjinal dhe do ta prezantojë në Goodwood Festival of Speed.

Në bashkëpunim me Ford, është shfrytëzuar platforma origjinale e këtij modeli, që nuk është ndryshuar që nga viti 1960.

Largimi i V8 dhe zëvendësimi me moto elektrik, ka bërë që makina të jetë më e fryrë dhe me forma më të rrumbullakosura.

Vendosja e sistemit të baterisë me 64 kWh, i mundëson të prodhojë 536 kuaj fuqi, duke bërë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë të arrijë për 3.9 sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 240 kilometrave në orë.

Autonomia e kësaj makine, pritet të jetë deri në 321 kilometra, ndërsa do të prodhohet në vetëm 499 njësi.

Shpërndarja e këtij Ford Mustang do të fillojë prej muajit shtator, te blerësit që kanë paguar nga 335 mijë euro për të. /Telegrafi/

Exit mobile version