Site icon Telegrafi

Ford Mustang i ri që mund të lansohet vitin që vjen, do t’i ketë 662 kuajfuqi (Foto)

Kohë më parë ishte bërë e ditur, se Ford po punon në një Mustang të ri që bazohet në modelin GT350.

Megjithëse ishte pranuar se ka plane për këtë veturë, nuk janë bërë të ditura detajet, transmeton Telegrafi.

Por, një dokument i postuar në internet, tregon disa detaje të modelit GT500 që mund të lansohet gjatë vitit që vjen.

Tashmë dihet se nën kapak do t’i ketë 5.0-litra V8 që prodhojn 662 kuajfuqi, teksa lëvizë me dhjetë shpejtësi manuale.

Vetura me pesë yje për cilësinë e sigurisë, do të jetë konkurrente me Chevrolet Camaro dhe Dodge Challenger.

Bazuar në këtë dokument, çmimi fillestar është 27,500 dollarë, ndërsa ata që duan ta kenë me të gjitha shtesat duhet të paguajnë 65 mijë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version