Ford pritet t’u ofrojë klientëve një motor hibrid me gjeneratën e ardhshme dhe përmendet gjithashtu transferimi i fuqisë në të dy akset.
Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Ford, sipas burimeve të mirëinformuara, kompania amerikane e automobilave është duke përgatitur në masë të madhe gjeneratën e shtatë Mustang, i cili duhet të dalë në prodhim në gjysmën e parë të 2023.
Përveç motorëve të njohur me benzinë me katër dhe tetë cilindra, Ford duhet t’u ofrojë klientëve në tregjet me standardet më të rrepta të emetimit të gazrave, Mustang, i cili do të fuqizohet nga një motor hibrid i panjohur deri më tani.
Elektrifikimi i plotë i paralajmëruar më parë i “kalit galopant” të famshëm të Fordit pritet në fund të vitit 2028. /Telegrafi/