Site icon Telegrafi

Ford Mustang patenton formën e re të xhamit të përparmë, që ka hapësirë shumë më të madhe

Në Mustang t ri mund të jetë xhami përparmë shumë më i zgjeruar, i ngjashëm me atë te Tesla Model X

Aplikimet për patentë, tregojnë se si do të duken makinat e ardhshme nga prodhues të caktuar, si dhe ndryshimet e mundshme që mund t’i kenë, transmeton Telegrafi.

Bazuar në patentën e fundit të Ford, në Mustang të ri do të ketë formë të re të xhamit të përparmë, që arrin deri në mesin e kulmit.

Derisa në mes është një strukturë që e mban xhamin e sigurt, pak centimetra më larg fillon pjesa tjetër e xhamit që përfundon në pjesën e pasme.

Shoferi i veturës që e ka xham të përparmë me hapësirë shumë të madhe, do të ketë më shumë dukshmëri, si dhe pamje panoramike për hapësirën më të largët.

Kjo formë është e ngjashme, me xhamin e përparmë të Tesla Model X, që është shumë i pëlqyeshëm, por edhe shumë i shtrenjtë në rast se thyhet dhe duhet të riparohet.

Forma e xhamit të përparmë, është në mesin e shumë patentave tjera si patenta për sistemi i kafazit të brendshëm dhe mundësia e largimit të kulmit sikurse te Jeep Wrangler. /Telegrafi/

 

Exit mobile version