Site icon Telegrafi

Ford Mustang nga seria e parë e prodhimit, del në ankand me çmim mjaft të lartë (Foto)

Në Indianapolis të Shteteve të Bashkuara, del në ankand një Ford Mustang që pritet të shitet nga 400 deri në 650 mijë dollarë.

Veturat e prodhuara më 1965 dhe që kanë vetëm 101 kuajfuqi, zakonisht nuk janë shumë të kërkuara, por ky model është shumë më i veçantë, transmeton Telegrafi.

Pos që është njëri nga modelet e parë të Mustang, të prodhuar ndonjëherë, ka numër serik 00002, është edhe shumë i rëndësishëm për koleksionuesit. Sipas kësaj del se është vetura e dytë e serisë së prodhuar nga Ford, por kjo nuk është arsyeja pse e ka pikërisht këtë shifër.

Në anën tjetër, vetura rreth 50-vjeçare është në gjendje të përkryer, pasi është mbajtur në një garazh me kushte të favorshme.

Pas asnjë gërvishtje apo ndryshk, është e gatshme të ndizet dhe të udhëtojë për në vende të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version