Site icon Telegrafi

Ford Mustang “hedh” shoferin jashtë makinës dhe pastaj bie në shkurre

Shoferi i një makine të errët të gjeneratës së katërt Ford Mustang Coupé (1994-2000) dëshironte të tregonte aftësitë e tij për të lëvizur në një ngjarje automjetesh diku në SHBA.

Fatkeqësisht ai përfundoi jashtë makinës duke tentuar të manovrojë me makinën e tij, sepse mesa duket ai nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë dhe fluturoi nga makina gjatë manovrës, transmeton Telegrafi.

Sekonda pas rënies, burri vrapon menjëherë pas makinës, por ajo bije në shkurret që ishin aty afër.

Ky aksident mund ta ketë lënduar shofeein pak, ndërsa Mustang sigurisht që nuk pësoi dëme. /Telegrafi/

Exit mobile version