Modeli Ford Mustang GT California Special është dizajnuar tërësisht në edicion të limituar dhe do t’i ngjasojë modelit origjinal nga viti 1968.
Së bashku me rikthimin e edicionit Bullitt, Mustang GT, i frymëzuar nga makina Steve McQueen në filmin klasik, Ford do të ofrojë edhe një version California Special.
Pakoja do të jetë e pranishme vetëm në versionet GT coupe të pajisur me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.
Ford po ashtu njoftoi se vetura do të jetë e pajisur edhe me një sistem audio 1,000 watt B&O Play.
Çmimi për opsionet e reja do të bëhet i ditur gjatë kësaj vere. /kp/Telegrafi/