Site icon Telegrafi

Ford Mondeo lansohet në tri variante (Foto)

Hibridi i përditësuar, vjen si sedan me katër dyer, makinë e zakonshme me pesë dyer, apo edhe karavan

Prej se është lansuar në vitin 2015, Ford Mondeo nuk ka pësuar asjë ndryshim, deri në paraqitwjn e fundit në Brussels Motor Show, transmeton Telegrafi.

Kjo makine hibride, është prezantuar në tria variante, si sedan me katër dyer, makinë e zakonshme me pesë dyer, apo edhe si karavan. Gjenerata e katërt ka përmirësime nën kapak, ku varësisht prej blerësit mund të vendoset motori që prodhon 118, 148 apo 187 kuaj fuqi.

Eksterieri ka pësuar ndryshime të lehta, ndërsa brendësia e gjeneratës së katër të Mondeo, ka përparësi teknologjike, siç është sistemi i informimit dhe asistenti i shoferit. Makina që është e destinuar për tregun evropian, do të prodhohet në bazën që Ford e ka ndërtuar më parë në Valencia të Spanjës.

Sikurse Mondeo, pritet që edhe modeli Ford Fusion, të paraqitet së shpejti, por jo me ndryshime të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version