Telegrafi

“Ford” me fitim të parë nga viti 2008

Fitimi i përgjithshëm operativ para tatimit është 1.1 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për fitimin e parë të kompanisë nga tremujorëshi i parë i vitit 2008.

Në tregun kryesor të Amerikës Veriore “Ford” ka regjistruar fitim operativ prej 357 milionë dollarë, për herë të parë nga tremujoreshi i parë i vitit 2005.

Gjigandi amerikan ishte prodhuesi i vetëm automobilistik nga Treshi i madh nga Detroidit, që refuzoi ndihmë shtetërore, që të përballet me zvogëlimin e shitjeve të veturave në SHBA për shkak të recesionit më të rëndë dhe për dallim nga “Xheneral Motors” dhe “Krajsler” nuk shpalli falimentim sivjet.