Sedani sportive, u largua më herët se që pritej
Në mesin e shumë modeleve që ka larguar Ford, tani do të jetë edhe Fusion, që është lansuar më 2017, si një makinë me 325 kuaj fuqi, me çmim prej 41 mijë dollarëve, transmeton Telegrafi.
Megjithëse çmim i lartë për një sedan sportiv, është mundësi e mirë për ata që nuk duan crossover dhe mund të kursejnë shumë para, duke mos blerë BMW 3 ose 5 Series.
Megjithëse kishte hapësirë të bollshme dhe ishte mjaft luksoz, kërkesa nuk ishte e kënaqshme në treg dhe Ford ka vendosur të mos e sjellë ndonjë model të ri pas vitit 2020.
CarsDirect raporton se modeli që vjen gjatë vitit të ardhshëm, do të ketë stil më të lartë, derisa performance nuk pritet se do t’i shtohet. Raportohet se do të jetë për 3,600 dollarë, më i lirë se modeli aktual.
Sikur Fiesta ST, Focus ST dhe Focus RS, fatin e njëjtë e pësoi edhe Fusion, që të largohet nga prodhimi. Të gjitha ata që duan Ford, mund të kërkojnë Mustang, Edge ST apo Explorer ST SUV që janë shumë të mirë. /Telegrafi/