Telegrafi

Ford: Indiana Jones gjithmonë e rrëqeth audiencën

Ford ka thënë se secila pjesë e filmit ka pasur shpirt të njëjtë, të njëjtën dëshirë që ta merr me vete shikuesin – jo vetëm duke e kënaqur atë por edhe duke e argëtuar.

“Është një lloj i filmit bishë…që të merr me vete”, ka thënë ai gjatë një konference për gazetarë në Tokio të Japonisë, ku është dhënë edhe premiera e pjesës se fundit të filmave për aventurierin e famshëm, "Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull."

Edhe Ford edhe skenaristi, George Lucas, kanë ripërsëritur edhe njëherë se kanë në plan të bëjnë edhe një pjesë të këtij filmi, edhe pse ende nuk kanë vendosur për detalet.