Telegrafi

‘Ford Focus ST 2015’ me stil të ri dhe motor me naftë (Foto)

Kompania Ford ka treguar automjetin e ri ‘2015 Focus ST’, para prezantimit në ‘Goodwood Festival of Speed’.

Modeli i ri dallon me parakolpet e modifikuara, dukjen e re dhe dritat më të holla. Vetura e re është pajisur po ashtu edhe me drita të ridizajnuara për mjegull dhe me rrota të rreja prej aliazhi. Dizajni në tërësi është shumë i bukur dhe i ngjan një makine sportive.

Krahas karrocerisë do të jenë në dispozicion dy motorë. Motori 2.0 l EcoBoost me katër cilindra që prodhon 246 KF (183 kW) dhe moment rrotullimi prej 360 Nm.

Shpejtësia maksimale e arritshme është 247 km/h, ndërsa për të arritur prej 0-100 km/h i nevojiten 6.5 sekonda.

Sa u përket versioneve evropiane, ekziston edhe motori i ri me naftë 2.0 l TDCi që zhvillon 182 KF (136 kW) dhe moment rrotullimi prej 400 Nm.

Ky version arrin shpejtësi maksimale prej 217 km/h, ndërsa i nevojiten 8.1 sekonda për të arritur shpejtësinë prej 0-100 km/h. /Telegrafi/