Telegrafi

Ford fiton gjyqin, pasi kishte thyer këmbën në xhirime

Kompania që qëndron prapa filmit “Star Wars” është deklaruar fajtore, pasi Harrison Ford theu këmbën në xhirime.

Në qershor të vitit 2014, në studiot e Millenium Falcon mbi këmbën e aktorit ra një derë hidraulike. Kështu, nëndega e Disneyt, Foodles Production Ltd, ka pranuar dy nga katër pikat e akuzës në gjykatë.

Lexo po ashtu Ford lëndohet në xhirime

Gjatë xhirimit të ‘The Force Awakens”, duke menduar se vendxhirimi nuk ishte i lëvizshëm dhe nuk ishte në funksion, 74-vjeçari shtypi butonin e dyerve metalike që ranë mbi të.

Avokati Andrew Marshall ka thënë se Ford ka mundur ta humbë jetën në xhirime. “Ka mundur të vdesë kushdo, fatmirësisht nuk ka ndodhur, sepse ishte aktiv sistemi i sigurisë”, ka deklaruar përfaqësuesi i aktorit.

Ky është konsideruar një incident që ka mundur të parashikohet, ndërsa kompania ka pranuar se ka ndodhur për fajin e tyre. /Telegrafi/