Site icon Telegrafi

Ford Edge ST u shfrytëzua për një skenë filmi në Hollywood, ku ndiqen disa vetura me shpejtësi (Foto)

Të pasurit e 330 kuaj fuqive, i ka përparësitë e veta

Modeli Edge ST 2019, është i fundit nga kompania Ford që ka përshtatur Persuit System, për të filmuar një skenë filmi në Hollywood, transmeton Telegrafi.

Persuit System, është një kompani që ofron kamera për vetura, ndërsa ka një klient të rëndësishëm – Hollywoodin. Meqenëse skenat e ndjekjeve me vetura, janë shumë të vështira që të realizohen, me këtë rast Edge ST vjen në ndihmë.

Kompanitë kanë punuar së bashku, që t’i vendosin Edge ST krahun prej 450 kilogramëve, që është një kran me peshë të konsiderueshme të kapur për tavani. Të vënit e një peshe të tillë, është nevojitur një ristrukturim i makinës Ford, në mënyrë që ta mbajë shkathtësinë që e ka.

Nuk është bërë e ditur se cili film është realizuar, por thuhet se gjithçka ka dalë si pritej, pasi Ford Edge ST që ka 330 kuaj fuqi, ka treguar shumë sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version