Ryan Gosling ka treguar se Harrison Ford e kishte goditur me grusht në fytyrë gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit “Blade Runner”.
Gjatë një interviste për revistën GQ, aktori ka treguar se incidenti kishte ndodhur gjatë xhirimit të një skene rrahjeje për filmin “Blade Runner 2049”, i cili do të shfaqet nëpër kinema në vitin e ardhshëm.
Megjithatë, ai ka sqaruar se goditja ishte aksidentale, porse reagimi i Fordit pas asaj që ndodhi ishte i paharrueshëm.
“Po xhironim skenën e rrahjes dhe ndodhi kjo. Por, pjesa qesharake është se ai, kur ma sollën akullin për ta zbutur dhimbjen, vrapoi, më shtyu dhe e mori atë akull, në mënyrë që ta vendoste grushtin në të”, ka treguar Gosling.
Premiera e filmit “Blade Runner 2049” është caktuar për në muajin tetor 2017. /Telegrafi/