Site icon Telegrafi

Ford dhe Volkswagen bashkojnë forcat për teknologjinë e makinave të reja elektrike

Bashkëpunimi i mundshëm mes këtyre kompanive, ishte paralajmëruar edhe më herët

Makinat elektrike po kërkohen shumë dhe kompanitë po punojnë që të zënë hapësirat në treg, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet që kanë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kur nuk janë mundësitë, pse të mos bëhet bashkëpunim me një kompani tjetër prodhuese dhe të plotësohen zbrazëtirat.

Këtë formë do ta provojnë Ford dhe Volkswagen, që pritet t’i bashkojnë forcat për teknologjinë e makinave të reja elektrike, që do t’i lansojnë. Derisa Ford do të kërkojë ndihmë për vetura EV, Volkswagen është i interesuar nga bashkëpunëtori për sistemin e makinave të mëdha.

Kështu raporton Reuters, duke u bazuar në burime pranë të dy kompanive, që kanë planifikuar një takim me 11 korrik, për të vendosur për kërkesat konkrete që do t’i kenë mes vete.

Në Detroit Auto Show, ishte bërë e ditur se Volkswagen do të kërkojë nga Ford, të huazojë sistemin e makinave vetë vozitëse Argo Al, për të cilin ishin investuar rreth 1.5 miliardë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version