Site icon Telegrafi

Ford dhe Red Bull do të jenë partnerë për sezonin 2026 në Formula 1

Viti 2026 do ta sjellë rikthimin e njërës nga markat më të dekoruara të Formula 1 pasi që Ford ka njoftuar se ata do të furnizojnë me motorë ekipin e Red Bull.

Me 10 kampionate të fituara nga konstruktorët dhe 13 kampionate të fituara nga shoferët, Ford është prodhuesi i tretë i motorëve më i suksesshëm në historinë e Formula 1-shit. Ford do të bashkohen me Red Bull – ekip instruktorët e të cilit i kanë fituar 5 kampionate ndërsa shoferët i kanë fituar 6 të tillë që nga sezoni i parë i saj debutues në vitin 2005.

Ekipi simotër i Red Bull, Scuderia AlphaTauri do të përdorë gjithashtu motorët e Ford, dhe marrëveshja midis Ford dhe Red Bull do të zbatohet nga viti 2026 deri në së paku vitin 2030, raporton Auto Express, transmeton Telegrafi.

Ndryshimet e rregullores që do të zbatohen nga viti 2026 janë krijuar për ta bërë F1 më të qëndrueshme. Të dy firmat do të fillojnë punën nga ky vit për një njësi të re energjie për t’iu përmbajtur rregullave të reja teknike.

Këto përfshijnë nevojën për një motor elektrik me kapacitet 350kWh të kombinuar me një motor me djegie për të punuar me karburante plotësisht të qëndrueshme.

Lexo po ashtu Ford do të rikthehet në Formula 1 në vitin 2026

Christian Horner, Drejtori i Ekipit të Oracle Red Bull Racing dhe CEO gjithashtu folën për njoftimin: “Është fantastike të mirëpresim Ford-in përsëri në Formula 1 përmes

këtij partneriteti. Aftësia për të përfituar nga përvoja e një OEM si Ford na vendos në vend të mirë kundër konkurrencës”.

“Ata janë të pasur me histori automobilistike që përfshin breza. Nga Jim Clark tek Ayrton Senna dhe Michael Schumacher, historia e tyre flet vetë”, shton tutje ai. /Telegrafi/

Exit mobile version