Telegrafi

Ford Capri special “i rinovuar plotësisht dhe në gjendje të mirë” po shitet në ankand

Një Ford Capri, plotësisht i restauruar, po shitet në platformën online të shitjeve, eBay për 16,126 euro.

Modeli i viteve të 80-ta i punuar në argjend Zermatt, përshkruhet si “i mrekullueshëm”.

Thuhet se ka pasur vetëm tre pronarë të mëparshëm, ndërsa gjatë javëve të fundit është rinovuar i tëri.

Bëhet e ditur se, ka pësuar ndryshime në rrota, pompën e ujit, dhe pjesën e brendshme për ndryshimin e së cilës janë shpenzuar afro 8 mijë euro.

Por, ky lajm nuk është i vetmi i kohëve të fundit nga Ford Capri.

Edhe edicioni special i Ford Capri me kilometrazh të ulët, u cilësua mjaft i veçantë nga ekspertët e veturave.

I përshkruar si “i pabesueshëm”, edicioni special Laser ka arritur mbi 11 mijë kilometra.

Gjithashtu, edhe një model tjetër i rrallë nga Ford, i konsideruar si “i fundit” i llojit të vet, i njohur për fuqinë mbresëlënëse prej 200 kuaj fuqi, është në shitje në ankand. /Telegrafi/

është në shitje në ankand. Njihet për fuqinë mbresëlënëse të tij prej 200 kuaj fuqi.