Site icon Telegrafi

Ford Bronco rikthehet për të rivalizuar me Jeep Wrangler (Foto)

Makina SUV që lansohet vitin e ardhshëm, pritet të ketë shumë fuqi dhe mundësi për të gjitha terrenet

Tashmë dihet, se Ford ka vendosur ta rikthejë modelin Bronco, si një SUV të fuqishëm, transmeton Telegrafi. I bazuar në Ranger, kjo makinë do të ketë aftësi të mira për të gjitha terrenet, si dhe lëvizje me rehati të lartë.

Meqenëse Bronco nuk është lansuar që nga vitit 1996, ka bërë që këtë hapësirë ta zë Jeep Wrangler, ku është dominues, por jo për shumë gjatë.

Automotive News i ka shpërndarë disa fotografi, që e tregon Ford Bronco nga afër, shumë para prezantimit që do të ndodhë së shpejti. Ky fakt i ka shqetësuar zyrtarët e Jeep, që e konsiderojnë si rival shumë të fuqishëm.

Në anën tjetër, entuziastët e pëlqejnë shumë rikthimin e Ford Bronco për të rivalizuar me Jeep Wranger, si dhe disa modele të ngjashme. /Telegrafi/

Exit mobile version