Rikthehet në prodhim pas më se 20 vitesh, me ndryshime që do ta bëjnë shumë praktik në përdorim
Javën e kaluar, Ford bëri të ditur se gjatë vitit që vjen, do të arrijë Bronco i ri, ndërsa nuk bëri të ditura detajet, transmeton Telegrafi.
Kjo është hera e parë, që ky model do të del sërish nga prodhimi, pasi që nuk ka pasur ndonjë më të ri, që nga viti 1996. Tani është bërë i ditur një detaj shumë i rëndësishëm, i kësaj makine me forma katrore.
Në një forum të Ford, është bërë e ditur, se kjo makinë do të shfrytëzojë alumin që është përdorur në Ford F-150, Ford Expedition dhe Lincoln Navigator.
Shfrytëzimi i pjesëve nga alumini, do t’ia largojë përgjithmonë modelit Bronco, problemet që kishte me ndryshkun deri më tani.
Bazuar në aplikimin për patentë, shihet se panelet anësore dhe të tavanit, e bëjnë të ketë peshë shumë më të lehtë, se makinat tjera për të gjitha terrenet, duke i mundësuar të lëvizë me më shumë lehtësi.
Megjithëse nuk dihet se si do të ndërtohet e gjithë struktura e Ford Bronco nga alumini, pritet të ketë shumë elemente përbërëse nga ky material. /Telegrafi/