Telegrafi

Ford Bronco që u pa duke u testuar, do të prezantohet gjatë një organizimi special

Detroit Auto Show që gjithmonë është zhvilluar në janar, këtë vit fillon në qershor dhe kështu pritet të ndodhë edhe gjatë viteve të ardhshme

Para disa ditësh, është parë duke u testuar Ford Bronco i ri, ndërsa kishte shumë shtesa kamuflazhi dhe lëvizte nëpër terrene të vështira, transmeton Telegrafi.

Tashmë dihej se Bronco do të prezantohej gjatë këtij viti, por nuk ishte thënë data e caktuar se kur do të shfaqej zyrtarisht. Megjithatë, dihej se do të ndodhët gjatë pranverës.

New York Auto Show që zhvillohet në prill, mendohej si aktiviteti ku mund të shfaqej, mirëpo Tha Fast Lane Car, raporton se kjo do të ndodhë në organizimin special në Detroit Auto Show.

Kjo është hera e parë, që ky aktivitet i rëndësishëm shtyhet për në gjysmën e vitit, ndërsa Ford gjithnjë e më shumë, po gjen mënyra që të bëjë prezantimet sa më interesante.

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me Mustang Mach-E, që e prezantoi një një organizim të veçantë para se të fillonte LA Auto Show. /Telegrafi/