Telegrafi

“Ford”, 70 mijë dollarë për ata që lënë punën

Gjidanti automobilistik “Ford” u dha mundësi 41.000 të punësuarve që ta lëshojnë kompaninë me kompensim, ndërsa punëtorët më të vjetër të shkojnë në pension të parakohshëm.

Kjo është hera e dytë sivjet që “Ford”-i ofron kushte të përshtatshme për lëshimin e kompanisë, me qëllim që t’i pakësojë shpenzimet e punës.

“Ford” është prodhuesi i vetëm amerikan i automobilave, që arriti të evitojë recesionin.