Një pije e lehtë, e freskët dhe mbi të gjitha fantastike e shëndetshme. Fantastike për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës apo për të shoqëruar vaktet e drekës dhe darkës.
Kjo pije e mrekullueshme është ideale për t’u përgatitur edhe në këto ditë festash, për të ëmbëlsuar më të dashurit dhe të afërmit me shijen e saj fantastike dhe të freskët.
Me përbërës kryesor lëngun e limonit kjo pije fantastike përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet – transmeton AgroWeb.
Pra, kjo pije jo vetëm që do t’iu kënaqë nepsin me shijen e saj të mirë por do t’iu ofrojë gjithashtu Lëngu i limonit është ideal për detoksikimin dhe pastrimin e organizmit. Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve.
Vitamina C tek limoni forcon sistemin imunitar dhe trajton me efikasitet shumë infeksione por edhe virozat dhe të ftohtin. I përgatitur në formën e limonadës, kjo pije bëhet shumë e dobishme kundër inflamacionit.
Lëngu i limonit rekomandohet nga ekspertët kundër disa llojeve të inflamacionit që luan një rol kyç në shfaqjen e sëmundjeve kronike. Limonada është një pije jashtëzakonisht e shëndetshme e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton bakteret që synojnë ta dëmtojnë atë.
Përgatitja
Limonët e freskët lahen mirë me ujë të vakët. Shpëlahen disa herë me ujë të ftohtë. Priten në thela ose feta dhe vihen në një enë qelqi me ujë e limontoz dhe ruhen në frigorifer.
Për të përgatitur limonadë bëhet më parë shurupi duke zier sheqerin me ujë. Konkretisht, për tre të katërtat e gotës së ujit duhet 1 lugë gjelle me sheqer, ndërsa limontoz sipas dëshirës. Limonada përgatitet dy-tre orë para se të shërbehet dhe vendoset në frigorifer.