Telegrafi

Forcohet anketimi për llogaritë bankare të politikanëve

Projektligji parashikon një hetim të thellë edhe për llogaritë e politikanëve të huaj dhe të afërmve të tyre në bankat që operojnë në tregun shqiptar. Ndryshimet ligjore përcaktojnë se subjektet raportuese duhet të marrin masa të arsyeshme për të qartësuar burimin e pasurisë dhe të fondeve të klientëve të ekspozuar politikisht.

Projektligji përcakton edhe gjobat në rast mospranimi, që variojnë për pesonat fizikë nga 300 mijë deri në 1.5 milionë lekë, ndërsa për personat juridikë nga 1 milionë deri në 5 milionë lekë. /Telegrafi/