Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme rishikoi dhe miratoi propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për armë dhe solli vendim që ta dorëzojë në Kuvend për procedurë të mëtejme.
Disa pika të ndryshimit të ligjit, ndër të tjera, i referohen rikualifikimit të llojeve të caktuara të armëve dhe kufizimit të së drejtës për blerje të armëve të shkurtra dhe të gjata zjarri për personat nën moshën 25 vjeç nën kushte të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, ndryshimet kanë të bëjnë edhe me vazhdimin e afatit për ndryshim të lejes për posedim të armës së zjarrit, si dhe legalizim të armëve të kategorisë B, C dhe D, të cilat merren pa dokumente të vlefshme sipas Ligjit të vjetër për posedim të armëve./Telegrafi/