Site icon Telegrafi

Forcimi i mbrojtjes ajrore e raketore, Shqipëria e Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit

Shqipëria dhe Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky Shield Initiative–ESSI).

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Nënshkrimi i këtij memorandumi e bën Shqipërinë pjesë e një mekanizmi të rëndësishëm evropian të sigurisë në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë ministerialit të NATO-s në Bruksel, Shqipëria dhe Portugalia nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky Shield Initiative–ESSI), duke e çuar në 23 numrin e shteteve pjesëmarrëse në këtë përpjekje”.

“Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili nënshkroi edhe memorandumin në emër të qeverisë shqiptare, bëri të ditur se Shqipëria i bashkohet kështu nismës gjermane, e cila synon të forcojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Evropës përmes pajisjeve dhe sistemeve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes.

Exit mobile version