Një person i dyshuar si terrorist është qëlluar për vdekje nga forca ruse, nën dyshimin se planifikonte “të vente bombë” në qytetin e njëjtë, ku Anglia planifikohet të luaj gjatë kësaj vere në kampionatin botëror të futbollit.
Forcat e sigurisë së FSB-së ruse ka njoftuar se kanë “likuiduar” terroristin, i cili kishte planifikuar të kryej sulm në Nizhny Novgorod, ku Anglia do të luaj me Panamanë në fazën e grupeve, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuar më poshtë shfaqin njësiti elitar i njohur si “Alpha Group”, që agjencia e inteligjencës i fut në aksion dhe qëllojnë për vdekje të dyshuarin që kishte refuzuar të dorëzohet.
Në video shihet se si fillimisht ata hedhin një mjet shpërthyes, dhe më pas futen brenda shtëpisë ku ishte strehuar terroristi që ishte i armatosur.
Identiteti i personit të vrarë nuk është publikuar, ndërsa trupi i tij i pajetë shihet afër pajisjeve të ndryshme shpërthyese që planifikonte t’i përdorte. /Telegrafi/