Telegrafi

Forcat speciale RENEA marrin në kontroll burgun e Peqinit, pritet njoftim zyrtar rreth ngjarjes

Një konflikt mes tre personave të dënuar me burgim të përjetshëm raportohet të ketë ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Sipas burimeve, mësohet se nga përplasja ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

Personi që ka ndërruar jetë është i dënuari Arben Lleshi, ndërkohë që raportohet se i plagosur ka mbetur i dënuari Ilir Xhakja, ndërkohë që bëhet me dije se nuk ka të gardistë apo persona të stafit të burgut të lënduar.

Lexo po ashtu Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, një i burgosur dyshohet se ka humbur jetën

Po ashtu bëhet me dije se pas ngjarjes së rëndë forcat RENEA kanë marrë në kontroll burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Po ashtu raportohet se në vendngjarje janë Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve.

Situata momentalisht është nën kontroll, pasi autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marre në dorë Prokuroria e Elbasanit. /Telegrafi/