Një konflikt mes tre personave të dënuar me burgim të përjetshëm raportohet të ketë ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Sipas burimeve, mësohet se nga përplasja ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.
Personi që ka ndërruar jetë është i dënuari Arben Lleshi, ndërkohë që raportohet se i plagosur ka mbetur i dënuari Ilir Xhakja, ndërkohë që bëhet me dije se nuk ka të gardistë apo persona të stafit të burgut të lënduar.
Po ashtu bëhet me dije se pas ngjarjes së rëndë forcat RENEA kanë marrë në kontroll burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Po ashtu raportohet se në vendngjarje janë Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve.
Situata momentalisht është nën kontroll, pasi autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marre në dorë Prokuroria e Elbasanit. /Telegrafi/