Betejat e ashpra që po zhvillohen në Siri për parandalimin e zgjerimit të Shtetit Islamik nuk kanë të ndalur, dhe këtë gjë më së miri e dokumenton një video e publikuar së fundmi në internet.
Në këtë video shfaqet momenti kur forcat speciale franceze hedhin në erë një sulmues vetëvrasës, që kishte mbushur veturën me eksploziv dhe po lëvizte nëpër shkretëtirë, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar nga Riam Dalati afër qytetit sirian Raqqa, ku shihet vetura duke u munduar të lëvizë me shpejtësi të madhe në drejtim të ushtarëve që luftojnë ISIS-in.
Në fillim të videos një predhë e lansuar nga luftëtarët kurdë fluturon në drejtim të kamikazit, që në momente të fundit i shpëton goditjes.
Por këtë gabim menjëherë e përmirësojnë forcat speciale franceze, të cilat hedhin në erë veturën që krijon një shpërthim tejet të fuqishëm. /Telegrafi/