Në disa fotografi të shkrepura në qershor të këtij viti, shihet një grup i forcave speciale britanike duke operuar në Siri, derisa ka zgjatur lufta e të ashtuquajturës “Ushtria e re siriane (URS), të cilën e mbështesin Perëndimi dhe vendet islamike, raporton BBC.
Edhe pse luftëtarët e URS-së dhe aleatët e tyre perëndimorë kishin proklamuar fitoren ndaj ISIS-it, sipas agjencive siriane, ende ka shumë punë për tu bërë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse këto fotografi janë shkrepur pa dijeninë e forcave speciale britanike, thuhet se vendi ku janë parë këto forca ka qenë pranë pikë kalimit kufitar Tanf. /Telegrafi/