Site icon Telegrafi

Forcat siriane marrin nën kontroll zonën kyçe të Aleppos

 

Forcat qeveritare siriane kanë marrë nën kontroll një pjesë të rëndësishme në Aleppos lindore, territor ky i mbajtur nga rebelët, bën të ditur sot BBC.

Të dy TV shtetërore dhe grupi i monitorimit i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut thanë se rrethi i Sakhour kishte rënë në duar të ushtrisë siriane.

Ushtria siriane dhe aleatët e tyre nisën një ofensivë të madhe për të rimarrë kontrollin e Alepos dy javë më parë.

Mijëra civilë kanë lënë zonat lindore rebele  të Aleppos, pas një fundjave të luftimeve të ashpra.

Exit mobile version